Temperatura “Ferri” në Shqipëri, në këtë qytet termometri shënoi 50 gradë celcius

Ashtu siç ishte paralajmëruar sot është dita më e nxehtë e muajit korrik, ku temperaturat kanë shkuar në ekstrem.

Problematike situata nga temperaturat ekstremisht të larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri në hije do të ngjitet rreth 43 gradë Celsius.

Por në Kuçovë sipas termometrit të ambientit të jashtëm të një farmacie duket se shifrat kanë kaluar të parashikueshmen. 50 gradë celcius shkruhet në termometrin e farmacisë në Kuçovë i cili ka prekur këtë vlerë ekstreme për shkak se tabela ndodhet në diell dhe rrezet bien pingul.


Shtuar 25.07.2023 15:59