Temperatura ekstreme, sa do të shënojë termometrin në orët e pikut. Moti për ditën e enjte

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe për ditën e nesërme.

Ndikimi i masave ajrore të nxehta dhe orët e gjata me diell do të bëjnë që termometri të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius kryesisht në zonat e ulëta.

Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen

Në zonat malore 19 deri 38°C,

Në zonat e ulëta 20 deri 43°C,

Në zonat bregdetare 25 deri 39°C.


Shtuar 19.07.2023 16:09