Temperatura deri në minus 7 gradë Celsius/ Flet sinoptikania: Nga java e ardhme rikthehen…

Sinoptikania Lajda Porja, foli për parashikimin e motit për ditët në vijim, ku sipas saj, sot dhe nesër regjistrohen ditët me temperatura më të ulëta, përkatësisht me vlera minus 7 gradë Celsius, në zonat malore të vendit.

Për sa i përket motit deri në fund të muajit janar, Porja tha se dimri ka qenë përgjithësisht i ngrohtë dhe se pritet rritje e temperaturave dhe mot i qëndrueshëm.

Sakaq, tha se javën e ardhshme do të rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore, por me intensitet të ulët.

“Sot regjistrohen temperaturat në deri minus 7 gradë Celsius. Vetëm vendet bregdetare janë në vlera mbi 0 gradë Celsius. Sot e nesër do të sjellë ndryshime, pritet rritje në 1 gradë Celsius, por do të jetë një tjetër ditë e ftohtë. Paraditja do jetë me diell, ndërsa pasditja do ti leje vendin vranësirave. Nga java e ardhshme do të kemi rikthim të reshjeve, kryesisht në zonat veriore dhe gjatë pasditeve.

Të mërkurën presim po ashtu rikthimin e reshjeve të dëborës, të cilat do jenë me intensitete të ulët ose mesatar. Do theksoja që pjesa tjetër e janarit do të sjellë ndryshim të motit, një rritje temperaturash. Pra ditët e ftohta do të përfundojnë sot dhe nesër.

Për sa i përket Shkurtit, nuk përjashtojmë mundësinë për të pasur temperatura -5 ose -7 gradë celsius. Ky dimër ka qenë përgjithësisht i ngrohtë. Me një parashikim, do të kemi një dimër të ngrohtë, më shumë ditë me temperatura të larta, dhe nuk pritet asnjë fenomen ekstrem”, u shpreh Porja.


Shtuar 13.01.2024 12:19