Temperatura deri në 30 gradë, si parashikohen ditët e para të muajit maj

Dita e premte dhe kjo e shtunë kanë sjellë një anomali në kushtet atmosferike në vendin tonë, pasi një valë e parë e të nxehtit afrikan ka prekur Ballkanin Jug Lindor dhe do influencojë dhe territorin e Shqipërisë me temperatura tipike të stinës së verës, derinë 30 gradë.

“Sa i përket fillimit të muajit maj do mbetet në ditët e para në impaktin e këtyre rrymave nga Saharaja të cilat do sjellin dhe rërën sahariane.

Fundjava, sot do ketë sistem vranësirash e nuk përjashtohen reshjet e pakta por temperaturat mbeten të larta”, tha meteorologia në RTSH, Rezarta Xhakollari.

Sipas sinoptikanes, dita e dielë e datës 2 maj do kthejë edhe temperaturat normale.

“Temperaturat do mbeten të larta sot në zonat malore deri 28 gradë e në zonën e ulët deri 30 gradë. Të dielën e më tej do kemi stabilitet të kushteve atmosferike, mot me kthjellime e vranësira e temperaturat do zbresin me 5-6 gradë”.

Sipas meteorologes në 10 ditëshin e parë të muajit Maj pritet mot i paqëndrueshëm me reshje shiu të herëpashershme e temperatura që do vijnë duke zbritur gradualisht.


Shtuar 1.05.2021 23:08