Tëmeti apokaliptik në Turqi, Rama: 13 shkurti do të jetë ditë zie kombëtarem si shenjë solidariteti me popullin mik
Qeveria shqiptare ka vendosur ta shpallë të hënën që vjen ditë zie kombëtare, si shenjë solidariteti me popullin turk, ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 22 mijë perosna pas tërmetit apokaliik që goditi vendin.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale kryeminsitri Edi Rama, ka njoftuar se e hëna do të jetë ditë zie kombëtare, për tu solidarizuar me një popull mik si Turqia, të cilët na u gjendën pran në një fatkeqësi të ngjashme.
Postimi i Ramës:
?⚫️ Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë?
Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë?????