Anëtari i Kēshillit Kombëtar të PD-së, Dorjan Teliti ka reaguar pas dënimit të deputetit Salianji.
Teliti përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se dënimi politik i Salianjit ”thika e radhës në zemër” për demokracinë dhe shtetin ligjor.
Reagimi i Telitit:
DËNIMI POLITIK I SALIANJIT “THIKA E RRADHËS NË ZEMËR” PËR DEMOKRACINË DHE SHTETIN LIGJOR!
????Prej muajsh, ne po përballemi me një situatë alarmante.
Pas arrestimit politik të Liderit të Opozitës, sot vjen edhe dënimi politik i deputetit të opozitës, njërit prej zërave më të spikatur denoncues dhe mbrojtës të interesave të publikut.
❌Ky akt i sotëm jo vetëm që është një shkelje e të drejtave të Salianjit si përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, por është gjithashtu sulmi i rradhës i mirëorganizuar ndaj opozitës, një sulm ndaj fjalës së lirë dhe një goditje ndaj të gjithë shqiptarëve që besojnë në demokraci.
????Kjo tregon se liria e mendimit dhe e shprehjes po rrezikohet gjithnjë e më shumë.
????Ndaj të qëndrojmë të fortë e të bashkuar për të mbrojtur demokracinë në rrezik, të mbrojmë cdo zë që aspiron për një Shqipëri më të drejtë dhe më të lirë, një Shqipëri europiane.
❌Nuk ka vendim apo arrest politik që të ndalojë uraganin e protestës, uraganin e ndryshimit!
Ndaj Reago shqiptar, REAGO! Shqipëria është në rrezik!