Koordinatori për programin ekonomik në PD dhe NënKryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se 90 milionë euro është kostoja në buxhetin 2025 e trupës së patronazhistëve në bashkinë e Tiranës.
Postimi i Telitit:
90 MILIONË EURO KOSTOJA NË BUXHETIN 2025 E TRUPËS SË PATRONAZHISTËVE NË BASHKINË E TIRANËS!
Prej disa vitesh, rreth 7 mijë persona në Tiranë janë trupa e gatshme me pagesë e patronazhistëve të shefit politik të 5D dhe inceneratorit fantazëm.
Fakt 1: Në 2016 të punësuarit në Bashkinë e Tiranës dhe gjithë insitucioneve/drejtorive/sh.a.-ve të varësisë së saj nuk kalonin numrin e 5 mijë të punësuarish.
Fakt 2: Në 2024 dhe 2025, janë plot 12.100 të punësuar, duke rritur tërësisht në mënyrë abuzive me plot 2.4 herë numrin e të punësuarve.
HAPNI SYTË qytetarë dhe taksapagues të Tiranës, me taksat tona po paguhen mijëra njerëz që të vetmen punë kanë të na përgjojnë, ndjekin, intimidojnë dhe tjetërsojnë vullnetin tonë si qytetarë të lirë.
90 milionë euro kostoja e patronazhistëve e parashikuar në projektbuxhetin 2025 të Bashkisë Tiranë, janë 90 milionë arsye më shumë për ta votuar kundër javën e ardhshme, në Këshillin Bashkiak, propozimin e Veliaj për buxhetin 2025 të Kryeqytetit.