“Telegrami”, akuzohen për spiunazh, zbulohet çfarë iu gjet rusëve dhe ukrainasit të kapur në Uzinën e Gramshit

Të tjera detaje janë zbardhur rreth ngjarjes së ndodhur në Gramsh, ku 2 shtetas rusë dhe 1 ukrainas tentuan të hyjnë me forcë brenda uzinës, duke lënë të plagosur edhe 2 ushtarë shqiptarë.

Të arretuarit po hetohën nga Prokuroria e Elbasanit edhe për spiunazh, veç akuzave të tjera që rëndojnë mbi ta.

Gjatë fazës hetimore ka rezultuar se në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të tjera të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit.

Sipas burimeve, këto materiale i përkasin periudhës së gushtit të këtij viti, materiale të cilat cënojnë sigurinë e vendit tonë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për ABC, se janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht “Telegramit”.

Ndërsa sa u përket 4 shtetasve çekë, të kapur në rrethana të ngjashme në Poliçan, të njëjtat burime shprehen se në këtë fazë hetimi nuk është konstatuar asnjë lidhje me njëra-tjetrën.

Akuza e Elbasanit qëndron në krye të hetimeve ndërsa çështja do të vijojë të hetohet në Prokurorinë e Elbasanit dhe jo në Strukturën e Posaçme. Sa i përket kontakteve që kanë kryer këta shtetas me persona të tjerë, po bëhen verifikime për identifikimin e tyre dhe aktivitetit me të cilin merren./albeu.com/