Tela për skandalin e Bankers: Të gjithë u pajtuan që nafta jonë të shitej jashtë dhe Bankers të mos paguante as tatim-fitimin

Gazetari Andi Tela, duke komentuar arrestimet te kompania e naftës “Bankers”, deklaroi se për 20 vite kjo kompani ka nxjerrë naftë pa fund, e ka çuar në Itali, e ka përpunuar dhe e ka shitur si naftë të pastër, ndërsa politika është pajtuar që Shqipëria të mos fitojë asgjë nga ky proces.

“Për ta bërë sa më të thjeshtë. Nëse ti do të kishe një vile, do të bëje një kontratë me një kompani hotelerie që të investonin për ta bërë hotel dhe ti nuk do të merrje para. Pas 4 vitesh ata thonë se nuk kanë fitime, edhe pse hoteli punon dhe ata paguajnë vetëm ujë dhe drita. Kjo skemë ka ndodhur me Bankers.

Kompania ka nisur në 2004 dhe afati ishte që për 5 vite të shlyenin investimin. E zgjatën kohën e kthimit deri në 2013, por do të paguanin 10 për qind të rentës minerare. Kur erdhi PS në pushtet thjesht vunë 3 taksat, por që nuk kishte lidhje me tatim-fitimin.

Për 20 vite kjo kompani ka nxjerrë naftë pa fund, e ka çuar në Itali, e ka përpunuar dhe e ka shitur si naftë të pastër. Për 20 vite jemi rritur me idenë se nafta shqiptare nuk bën, por kur sheh bilancet e kompanisë del që nuk është kështu. Pra të gjithë u pajtuan që nafta të mos përpunohej në Shqipëri dhe kompania të mos paguante as tatim-fitimin për shtetin shqiptar.”- tha Tela.


Shtuar 3.07.2025 23:09

Tags: ,