Ministrja e Arsimit dhe Sporti Mirela Kumbaro, prezantoi hapat dhe afatet e rishikimt të kurrikulës së teksteve në arsimin parauniversitar.
Për klasat e para, gjashta dhe të dhjeta zbatimi I kurrikulës me171 teskte do të nisë në shtator
I gjithë procesi i rishikimit të kurrikulës synohet të mbyllet në vitin 2029.
Në Komisonin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, ministrja u ndal te vecëroritë dhe synimet për një përmbajtje mësimore që i përgjigjet më mirë kërkesave të tregut të punës.
Seanca dëgjimore u shoqërua me debate të forta dhe ndërprerje, pasi përfaqësuesit e opozitës denoncuan se nuk u ishin vënë në dispocion dokumentacioni i nevojshëm.
Kryetari i Komisionit Luciano Boci, parashtroi 5 pyetje për Ministren që lidhen me hartimin e kurikulës.
Komisioni vendosi shtyrjen e seancës për ditën e mërkurë, me qëllim pajisjen me dokumentacionin e plotë dhe zhvillimin e një debati më informues.
