Teksa Erion Veliaj ndodhet në burg prej 10 shkurtit 2025, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Ajola Xoxa, përmes në një video të publikuar nga Ora news, shfaqet në bregun e Qerretit me familjen e saj.
Në pamjet e publikuara në media, Xoxa shfaqet e qetë dhe e buzëqeshur.
Kujtomë që; Erion Veliaj, u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.
Për më shumë ndiqni videon: