Cili është imazhi i parë që ju vjen ndërmend kur dëgjoni fjalët biznes, start-up, teknologji, lidership? Sa prej jush imagjinuan një vajzë apo grua, që përdor teknologjinë për të promovuar kauza të rëndësishme, për të sjellë ndryshime në shoqëri dhe për të pasur një karrierë të suksesshme falë investimit personal?…
Të frymëzuar nga modelet pozitive të bizneseve dhe start upave të vajzave dhe grave në fushën e ICT, por edhe të vetëdijshëm për sfidat, në Shqipëri është duke u zbatuar një nga iniciativat më interesante dhe aktuale të titulluar “Diaspora në mbështetje të grave sipërmarrësve shqiptare“.
Në vendin tonë vajzat dhe gratë në pozicionet lidere përballen me një sërë barrierash, duke filluar nga mentaliteti, steriotipet gjinore, por edhe presioni për të balancuar jetën personale dhe profesionale. Nga ana tjetër, vihet re një mungesë besimi tek aftësitë e vajzave dhe grave sidomos në fushën e TIK edhe nga ana e donatorëve, por edhe mungesë të mentorimeve apo trajnimeve.
Duke marrë në konsideratë tablonë më sipër, ju tashmë keni një mundësi për të rritur kapacitetet tuaja personale dhe profesionale. Gratë dhe vajzat nga e gjithë Shqipëria, mund të përfshihen në iniciativë për të përfituar nga trajnimet dhe mentorimet online nga profesionistët më të mirë nga e gjithë bota. Temat e ideura që nga shpjegimi i planit të biznesit deri tek mundësitë e për përfitimin e fondeve, do të ndihmojnë start upet dhe bizneset e vajzave në fushën e Teknologjisë.
Fuqizimi i vajzave nëpërmjet teknologjisë është e tashmja dhe e ardhmja! Le ta përdorim teknologjinë si mënyrë transformimi, inovacioni dhe kreativiteti për të adresuar çështjet nga më të ndryshmet.
Nëse ke nje start-up apo biznes ne TIK, ju ftojmë të jeni pjesë e një networku të madh të vajzave dhe grave që bëjnë diferencën dhe sjellin ndryshime në shoqëri, duke aplikuar deri në datën 22 dhjetor tek linku: https://germin.org/sq/postponement-notice-empowering-albanian-women-entrepreneurs-in-ict-through-diaspora-led-mentoring-program/?fbclid=IwAR3uVtnTbOXAX7vOkpfoRJyU5_XFsJBdVx_Jajzj8nlAc7jqfhshGWHp1VY