Ditën e sotme, në orën 07:00 ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin.
Por, duket se që në fillim procesi ka hasur në problematika.
Tek Qendra e Votimit e Parkut Olimpik, nuk është hapur ende procesi.
Mësohet se shkaku është se janë vendosur kapakët e kutive të votimit mbrapsht.
Ndërkohë, njerëzit po presin në radhë.