“Tek e njëjta klinikë për pak humbëm nipin”, Eliona Pitarka mes lotësh pas vdekjes së 3-vjeçarit: Si nuk e denoncova më parë… (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në Tiranë, por ëhstë bërë publike vetëm ditën e sotme.

Një fëmijë 3-vjeç ka humbur jetën në QSUT ndërsa është dërguar nga prindërit e tij, pasi nuk ishte zgjuar nga gjumi, pasi i ishte bërë narkozë për një ndërhyrje në dhëmbë në një klinikë stomatologjike në pronësi të mjekut Roland Xhaxho.

Ishin familjarët e të miturit që theksuan se 3-vjeçari ka humbur jetën për shkak të injektimit të lartë të dozës së narkozës, e cila i ka prekur mëlçinë.

Por pas ngjarjes së rëndë, kanë dalë të tjera detaje tronditëse lidhur me klinikën stomatologjike të mjekut Xhaxho.

Aktorja Eliona Pitarka menjëherë pasi ka marrë vesh ngjarjen e rëndë ka ndarë me publikin një detaj rrënqethës, e cila i ka ndodhur me nipin e saj pikërisht në të njëjtën klinikë private.

Pitarka thekson se një vit më parë kishin dërguar nipin tek klinika dentare e mjekut Roland Xhaxho, dhe se pasi e kishin marrë në shtëpi, i ishte dashur 5 orë që t’i dilte narkoza.

Ajo shton se edhe pse kanë telefonuar mjekun dhe recepsionin, askush nuk i është përgjigjur.


Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej. Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale. Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3 vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin”, thotë ajo mes lotësh.


Shtuar 5.10.2023 16:32