Rreth 15 persona të arrestuar në protestat në mbare vendin janë dërguar në paraburgimin e Elbasanit pasi qelitë e drejtorisë vendore dhe komisariateve të Tiranës janë të tejmbushurura
Kujtojmë qe ditën e djeshme protesta u tensionua ku mbi 20 qytetarë vetëm në Tiranë janë shoqëruar për bllokimin e rrugës dhe për tubim pa leje. Sipas policisë, protestuesit nuk kishin marrë leje për organizimin e protestës, ndërsa për disa minuta ata bllokuan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.