Tedi Blushi flet për arrestimin e Metës: Nuk e di ku ndodhet, kjo është një pengmarrje…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Blushi i cili ndodhet te Policia e Tiranës, e cilësoi pengmarrje kriminale.

“Kemi të bëjmë me një pengmarrje kriminale, akt kriminal të një strukturë kriminale terroriste guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish-Presidentin e Republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit. Nuk e di ku ndodhet dhe kjo është një fatkeqësi. Kjo tregon gjendjen skandaloze, aktin e rëndë kriminal që do të marrë përgjigje shembullore nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe të ndershëm”, deklaroi Blushi.

Është bërë publike fotoja, nga momenti i arrestimit të Presidentit të PL-së Ilir Meta. Siç mund ta shikoni në fotografinë më poshtë, agjentët e BKH-së gjatë momentit të arrestimit mbanin maska në kokë për të mos u identifikuar.


Shtuar 21.10.2024 14:18