Tedi Blushi: Fati i Erion Veliajt është paracaktuar, fitorja e opozitës do të jetë spektakolare

Në një deklaratë nga Korça, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se ka fakte dhe prova që administrata vendore e rilindjes, po bën çdo përpjekje që t`u imponojë punonjësve publik për t’u kërkuar me forcë të dhënat e gjithë të afërmeve të tyre që janë jashtë.

“Sigurisht që është një përpjekje kriminale dhe një përpjekje që cenon standardin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, por jam i bindur që pavarësisht këtyre përpjekjeve kriminale”, tha ai.

PRONONCIMI I BLUSHIT:

Pyetje: Z. Blushi, viti 2025 mendoni se do të jetë po aq i nxehtë sa viti i kaluar, për sa ju përket ngjarjeve politike she atyre juridike?

Së pari, më lejoni që së bashku me Sekretarët politik të Partisë së Lirisë për Qarkun e Korcës dhe me drejtuesit kryesorë të Partisë së Lirisë në Korcë, t’ju përcjellim urimet më të përzemërta të gjithë banorëve të këtij Qarku për një Vit të Ri të mbarë edhe me shëndet për familjet e tyre.

Ne vijmë në këtë dalje me ju, pas një takimi të zgjeruar që kemi patur me Strukturat tona të Qarkut të Korcës dhe sigurisht me të drejtë ju theksuat se viti 2025, edhe për vet faktin që jemi tanimë në një vit electoral, do të jetë një vit i cili pa dyshim do të sjelli ndryshimin e shumë pritur, jo vetëm për banorët e Qarkut të Korcës, por për banorët e të gjithë Shqipërisë.

Partia e Lirisë i ka ndezur tanimë motorrët, Strukturat tona në këtë Qark tanimë janë në këmbë dhe besoj se rezultati që kjo forcë politike, pra PL, do të arrijë në 11 Maj do të jetë spektakolare jo vetëm në Korcë por besoj në të gjithë Shqipërinë.

Pyetje: Ju përmendët një rezultat spektakolar, sa është numuri i mandateve që ju synoni në Qarkun e Korcës?

Nuk është cështje numuri, por është cështje fryme, dhe unë jam i bindur se rezultati që Partia e Lirisë do të arrijë në zgjedhjet e 11 Majit në Qarkun e Korcës, do të jetë një rezultat i paparë ndonjëherë. Objektivi është minimum 3 Deputetë në Qarkun e Korcës dhe 1 Deputet nga Qarku I Korcës për Qarkun e Tiranës.

Pyetje: Pa Presidentin e Partisë, mendoni se realisht mund të shkoni deri këtu sap o deklaroni?

Izolimi ekstrem i Presidentit të Partisë së Lirisë sigurisht që nuk është një ngjarje e cila mund të cilësohet si një ngjarje normale, është një ngjarjë e cila në vetvete nuk është asgjë tjetër vecse një agresion i pa shembullt, i paparë, i Narkoregjimit ndaj Partisë së Lirisë, sepse izolimi ekstrem pa fakte dhe pa prova penale e Presidentit Meta, goditjet që i janë bërë drejtuesve kryesorë të Opozitës edhe falë një Strukture kriminale që po bën cdo përpjekje për ti garantuar Edi Ramës edhe një mandate tjetër 4 vjecar në kurriz të shqiptarëve dhe në këmbim të një mandate të përjetshëm për drejtuesin aktual të SPAK-ut, Altin Dumani, që nuk është asgjë tjetër vecse një mercenar dhe një vegël qorre në shërbim të plotë të Edi Ramës e bën maloren për Opozitën jo të lehtë, por ne jemi besim plotë në angazhimin e strukturave tona, në angazhimin e të gjithë Opozitës në tërësi, e cola po dëshmon se ka filluar një proces riorganizimi shumë efektiv dhe jam i bindur se pavarësisht sfidave jo të lehta, objektivat e Opozitës së bashkuar do të jenë plotësisht të arritshme dhe se fitorja në 11 Maj do ti përkasi Opozitës së bashkuar. Për këtë të jeni të sigurtë.

Pyetje: Ju flisni për një Opozitë të bashkuar, ndërkohë nuk keni një marrëveshje parazgjedhore me PD- në.

Kjo është një cështje teknike, unë jam i bindur se Opozita e vërtetë dhe Opozita e bashkuar do të triumfojë në zgjedhjet e 11 Majit edhe pse Edi Rama po bën co përpjekje për të cënuar standartet e këtyre zgjedhjeve dhe këtu mjafton ti referohem faktit që edhe në Qarkun e Korcës, për fat të keq, sistemi i patronazhimit, kryesisht përpjekjet për të manipuluar votën e Diasporës janë prezente.

Unë vij në komunikim me ju pas takimit me Strukturat tona ku më shprehën me dakte dhe me prova, se si Administrata Vendore e Rilindjes po bën cdo përpjekje për të imponuar punonjësve dhe gjithë nënpunësve publikë për të bërë publikë apo duke ju kërkuar me dorcë të dhënat e të afërmve të tyre që janë jashtë vendit, sigurisht që është një përpjekje kriminale, është një përpjekje që nuk bën asgjë tjetër vecse cënon standartin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, por jam I bindur se pavarësisht këtyre përpjekjeve kriminale për të cilat ne kemi bërë edhe një ankesë pranë Organizatave të huaja Ndërkombëtare, pra pranë OSBE ODIR, që monitorojnë përgatitjet parazgjedhore të vendit tonë.

Jam i bindur se Opozita do të arrijë një fitore të jashtëzakonshme dhe plotësisht të merituar në 11 Maj, që në rradhë të parë do të jetë fitorja e qytetarëve, do të jetë fitorja e shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë.

Pyetje: Ju si Parti e Lirisë kërkoni listë të përbashkët me PD apo vecmas?

Ne, e vetmja gjë që kërkojmë është një mirëorganizim në funksion të fitores së merituar të të gjithë shqiptarëve.
Mirorganizim do të thotë që e gjithë Opozita duhet të jetë në këmbë, e gjithë Opozita duhet të jetë në ballë të betejës për ti shkurtuar ditët këtij Narkoregjimi dhe sigurisht ju e keni parë që ky organizim ka funksionuar në mënyrë perfekte nëpërmjet Mosbindjes Civile dhe protestave që janë e vetmja rrugë për ti shkurtuar ditët këtij Narkoregjimi.

Pyetje: Erjon Veliaj në SPAK, fati i tij sipas jush?

Fati i Erjon Veliajt është paracaktuar kohë më parë kur u bë publike firma e tij e kundraligjshme që I hapi rrugën Inceneratorit fantazme të Tiranës, për të cilin Erjon Veliaj duhet të ishte marrë I pandehur dhe siguridht duhet të ishte duke vuajtur dënimin.

Askush nuk duhet të ketë shpresë tek kjo strukturë kriminale SPAK, që sot merret me gjurmët e Harabelit kur Opozita i ka treguar me prova dhe me fakte se e ka ujkun përballë dhe ujku nuk është asgjë tjetër vecse firmat e paligjshme të Erjon Veliajt jo vetëm për Inceneratorin fantazmë të Tiranës, kryeaferra kriminale e Rilindjes, ku është përfshirë direkt edhe Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaci, por sigurisht janë edhe aderra të tjera monstruoze, sic është aferra me grupin e strukturuar kriminal 5D apo manovrat e tjera që nuk synojnë asgjë tjetër vecse grabitjen e taksave të qytetarëve të Tiranës që u faktua edhe me buxhetin e fundit të kaluar për miratim në Këshillin Bashkiak të Tiranës, buxheti më i mash në historinë e Kryeqytetit, por për fat të keq edhe buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Tiranës. Erjon Veliaj duhet të ishte I dënuar, duhet të ishte duke vuajtur dënimin që ai meriton.


Shtuar 2.01.2025 15:47

Tags: ,