“Të zbardhet afera”, Meta për portin e Durrësit: Të bëhen publike pronarët fundorë të kompanisë partnere

Gjatë një konference për shtyp, kreu i Patrtise se Lirise, Ilir Meta ka reaguar për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit.

“Zbardhja e aferës më të rëndë të deritanishme asaj të portit të Durrësit, Dua të përshëendes Konfindustrinë dhe qëndrimin e saj public dhe analistët, ekonomistët që kanë bërë investigime për këtë aferë. Të bëhen publik pronarët fundor të kompanive, koha, garancitë ligjore të këtij investimi. Është shumë e rëndë dhe me pasojë të paparashikueshme financiare dhe luftës kundër pastrimit të parasë që kompania partnere do të jetë e regjistruar në parajsat fiskale.

Shqipëria ka për detyrim të bëhë të ditur pronarët fundorë të kompanive guackë. Një pasuri e tillë nuk do të jetë më pronë e shtetit shqiptar. Të behen sa më parë se cilat do të jenë përftimet ekonomike dhe përfitimet që do të vijnë nga ky koncesion. Partia e Liirisë i ka kërkuar ministrisë së Infrastruktures që të japin përgjigje brenda afateve.

Cilës kompani është dhënë statusi i investitorit strategjik?

Cilat janë masat të porti të mos sekuestrohet nga bankat?

Cila është kosto e portit të ri tregtar dhe sa do të zgjasë?

Cili është qëndrimi I institucioneve të Be për këtë projekt?

Të gjitha këto pyetje duhet të marrin përgjigje brenda kohës./albeu.com