Pak jave me pare ju kemi treguar me ze dhe me figure se si kompanite ndertuese ne Tirane, operojne me shuma te medha CASH duke shmangur detyrimet ndaj shtetit, por njekohesisht edhe duke cuar ne dyshime per pastrim parash ne nivele te frikshme. Blerja e apartamenteve nga keta kompani, behet fare thjeshte, mjafton qe bleresi te drejtohet ne zyrat e shitjes me para kesh.
Sepse, askush ne keto zyra nuk pyet per burimin nga vijne parate.
Nga ajo dite, pavaresisht shkeljes se rende te ligjit nga kjo kompani, asnje organ hetimor nuk ka marre mundimin qe te kerkoje informacion per cfare ka ndodhur ne ate zyre… Por ne kemi vijuar serish punen tone ne terren, duke dokumentuar te tjera akorde, me te tjera kompani, te cilat nuk mendohen dy here per te pranuar leket ne dore.
‘Piranjat’ kanë mbërritur në dyert e kompanisë ‘Tulipan’ dhe pasi arrijnë të marrin vesh çmimet shkojnë në kantier për të parë shtëpinë ‘e ardhshme’ dhe aty, kërkojnë të kuptojnë më shumë për formën me të cilën do të paguajnë. Kështu ‘Piranjat’ në rol duke i shpjeguar: ‘Ne i kemi lekët, nuk është se nuk i kemi, problemi është që ne të gjitha lekët në bankë, nuk i kemi.’ Mjafton kjo fjali, që përfaqësues i kompanisë ‘Tulipan’, të futet menjëherë në negociata. Pas disa tratativash, gjithçka duket e kopsitur. Por, për të qenë në rregull me shtetin, përfaqësuesit e Tulipanit, ulin çmimin për metër katror, nga 1700 euro ne 959 euro.
KOMPANIA TULIPAN
Piranjat-Si je? Si kalon? Ne jemi të interesuar për një apartament?
Tulipan-Çfarë ju duhe4t? Pak a shumë deri në sa metra katrorë?
Piranjat: Mbi 100.
Tulipan- Kjo është rezidenca, këtu kemi hyrjen kryesore. Do kemi vetëm një rrethrrotullim që kemi që lidh krahun e majtë me krahun e djathtë, M2 sa e ka çmimin? Si funksionon? Pagesa? 2 plus 1 te tipologjia C, është 145.90 m2 ( sipërfaqa) Tju a baëj të gjitha dhe pastaj.. Çmimi është njësoj te të dyja? 1700 euro? 1800 , 1700 do jetë nëse realizohet.
Piranjat- Ok do ta shohim pak?
Tulipan- Hajde tani futemi brenda, do veshim dhe jelekët.
Piranjat- Patjetër.
Tulipan- Pasi kemi marre vesh cmimet, dhe kemi veshur jeleket, njelloj si ne cdo kompani serioze, shkojme ne kantier, per te pare shtepine tone te ardhshme. Dhe aty, kerkojme te kuptojme me shume per formen me te cilen do te paguajme.
Piranjat- Si proçedohet me lëkët?
Tulipan- Pagesa bëhet me tre këste.
Piranjat- Ajo shkonte 300 mijë euro.Unë duhet të jap fillimisht 100 mijë euro? Që ti biem shkurt, edhe ty mos të marrim kohë. Ne i kemi lekët, nuk është se nuk i kemi, problemi është këtu, që ne të gjitha lekët në bankë, nuk i kemi.
Mjafton kjo fjali, qe perfaqesuesi i kompanise Tulipan, te futet menjehere ne negociata me ne.
Ndërkohë, ‘Piranjat’ vijojnë me një tjetër kompani ndërtimi. Ata paraqiten tek kompania ‘Orion’ dhe hyjnë sërish në rol duke shprehur interesin për të blerë një shtëpi. Kështu nis biseda deri sa arrin tek pagesa. Përgjegjësi për shitjet e ‘Orion shpalos alternativat e çmimeve dhe në këtë moment personi që ka hyrë në rol nga ‘Piranjat’ e ndërpret duke i thënë: Ne me thënë të drejtën të gjitha nuk i kemi.
‘Ne mund të bëjmë 30 % të vlerës mund ta bëjmë cash. 70% do ta bëjmë në bankë’ – përgjigjet fillimisht përfaqësuesi i shitjeve. Edhe në kompaninë ‘Orion’, përgjegjesi i shitjeve ishte fare i qartë. Nëse do blihej një shtëpi, 30% të shumës mund ta jepnim në dorë. Njëlloj si në të gjitha kompanitë ku janë bërë xhirime. Sepse këta kompani duket se e kanë kthyer në normalitet këtë formë bashkëpunimi me klientët, shpesh herë me te kaluar të dyshimtë apo me lekë që nuk i dihet burimi.
Dhe nuk është një gjë e re, pasi prej vitesh kështu operojnë pjesa më e madhe e këtyre kompanive të ndërtimit, të cilat gjoja duke i bërë nder klientëve, shkaktojnë dy shkelje të rënda penale. E para, kryejnë evazion fiskal në nivele tepër të larta. Mjafton të marrim si shembull propozimin që iu bë ‘Piranjave’ në rol tek kompania ‘Tulipan’, në të cilën metri katror u deklarua për shtetin me 950 euro, ndërkohë që 750 euro të tjera pranoheshin në dorë.
Shkelja e dytë, po aq e rëndë sa e para, ka të bëjë me pastrimin e parave. Askush në këto kompani nuk pyet asnjëherë për burimin nga vijnë paratë kesh te klientëve, dhe këtë ‘Piranjat’ e kanë dokumentuar rast pas rasti. Blerësit mund të jenë trafikant, vrasës me pagesë, bashkëpunëtorë të terrorizmit apo edhe zyrtar të korruptuar. Kompanitë nuk kryejnë asnjë verifikim për lekët e blerësve dhe ndoshta me të drejtë dikush pret që këtë ta bejnë organet ligjzbatuese… Ta harrojnë! Ata ka kohë që flenë mbi dafina.