“Të trashëgohen dhe jetë të lumtur”, Berisha uron Luizin dhe Kiarën për martesën (VIDEO)

Martesa e Luizit Ejllit dhe Kiara Titos në Big Brother Vip e më pas puthja, ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara të ditëve të fundit.

Kjo ngjarje nuk përjashton as politikanët e analistët, të cilët i përmendin në studio televizive.

I ftuar në Opinion, kreu i PD-së Sali Berisha i ka uruar jetë të lumtur çiftit më të ri vip.

“T’u themi të trashëgohen dhe jetë të lumtur çiftit”. ka thënë Berisha.

Ndërkohë analisti Lorenc Vangjeli ndërhyn dhe e pyet nëse i ka shkuar ndonjë letër Luizit.

“Secili ka diellin e vetë. Unë nuk ndërhyj në atë show, por urimi për martesën është gjëja më normale”, përfundoi kreu demokrat./albeu.com


Shtuar 3.02.2023 09:04