Kryeministri i vendit tha në Parlamentin izraelit se të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm. Rama deklaroi se trashëgimia shqiptare lidhet dhe daton shekuj më parë, që kur refugjatët izraelitë kërkonin strehim pranë saj. Rama tha se gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan zyrtarët e tyre, shqiptarët thanë ‘Na merrni floririn, por jo hebrenjtë’.
“Dua që këto shembuj historik t’i sjell për të siguruar ata që mbajnë një pikëpamje komplet ndryshe nga e imja për Gazën se shqiptarët sjellin një mësim shumë të mirë se çfarë është e aftë të sjellë ideologjia. Ka një histori që lidh dy popujt tanë. Trashëgimia jonë lidhet dhe daton shekuj më parë, qëkur refugjatët izraelitë kërkonin strehim në tokën tonë.
Gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan zyrtarët e tyre, dërguan Nombaherin te populli shqiptar, shqiptarët thanë: ‘Na merrni floririn, por jo hebrenjtë’. Kjo nuk është një legjendë.
Për të shpjeguar këtë mrekulli që kanë bërë shqiptarët, përshkruhet me një fjali: ‘Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut’. Të tradhtosh mikun, është krimi më i pafalshëm që mund të ndodhë”, tha ndër të tjera Rama.

