Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e Nazmi Bandulës në Shkodër. Mësohet se policia ka shoqëruar 20 persona për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me vrasjen.
5 prej personave të shoqëruar raportohet se janë dëshmitarë okularë të ngjarjes dhe shpresohet të ndihmojnë në zbardhjen e saj.
Dyshohet se vrasja mund të jetë bërë nga vrasës me pagesë. Në vendngjarja grupi i hetimit nuk ka arritur të gjejë shumë prova./albeu.com