Ditën e djeshme, pa humbur kohë ekipi ligjor i Ervin Salianjit, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës, nëpërmjet të cilës kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit.
Kërkesa argumenton se ekzekutimi i vendimit, duhet të shtyhet për shkak të pasojave shumë të rënda që sjell për deputetin siç është ndërprerja e mandatit aktual dhe pamundësia e kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Ndërkohë që së bashku me këtë kërkesë, avokatët kanë përgatitur edhe kërkesën për pezullim të vendimit në Gjykatën e Lartë, e cila do të dorëzohet së bashku me rekursin sapo të zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit.
Mësohet se të hënën pritet kallëzim penal në SPAK ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për falsifikim dhe shpërdorim detyre.