Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem”, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Tiranës, ka arrestuar një 26-vjeçar të përfshirë në sherrin e ndodhur dy ditë më parë në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, ku edhe mbeti i plagosur.

Ai akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim Nj. P., 28 vjeç, pasi dyshohet se është përfshirë në konflikt.

Njoftim i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve procedurale me qëllim dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 10.06.2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi” e cila çoi në plagosjen e një personi kanë arrestuar një 26- vjeçar për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” si dhe kanë shpallur në kërkim një 28- vjeçar pasi dyshohet se është përfshirë në konflikt”.

Vijojnë hetimet dhe kontrollet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale

 

 


Shtuar 12.06.2025 13:24