Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Sulaj në Fier.
Si pasojë e të shtënave, dyshohet se një grua ka mbetur e plagosur.
Raportohet se Suzana Mernica, ka marrë plagë në trup të shkaktuara nga një armë zjarri.
Më herët, policia njoftoi se kishte identifikuar edhe autorët e ngjarjes.
Mësohet se 50-vjeçarja po lëvizte me motor bashkë me të birin, në momentin e të shtënave.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.