Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem” në Tiranë/ Pas konfliktit fizik me sende të forta, shpallen në kërkim 4 të rinj

Mbrëmjen e  djeshme, u regjistruan të shtëna me armë zjarri në ajër, në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.     Lidhur me konfliktin mes të rinjve, detaje të reja dalin në dritë, ku sipas informacioneve policore, raportohet se katër të rinj me iniciale F. D., 36-vjeç, D. Zh., 25-vjeç, M. D., 27-vjeç dhe F. S., 27-vjeç, janë shpallur në kërkim pasi u konfliktuan fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin rreth orës 23:00.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër, informuan blutë.

Ndërkohë, si pasojë e sherrit ka mbetur i dëmtuar 26-vjeçari me iniciale G. K., (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia raporton se me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, për shkak se ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen.

Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit F. D., 36-vjeç, D. Zh., 25-vjeç, M. D., 27-vjeç dhe F. S., 27-vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26-vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Shtuar 11.06.2025 11:10