Të shtënat me armë në Bajram Curr, një grup shokësh po festonin dhe pinin në lokal, një prej tyre mbeti i plagosur

Një 61-vjeçar mbeti i plagosur pasditen e sotme në një lokal në Bajram Curr.
Ngjarja ndodhi kur një grup shokësh ishin duke pirë dhe festuar dhe njëri prej tyre shkrepi gabimisht armën, duke plagosur 61-vjeçarin.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Gjakovës dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar 6 persona për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tropojë/Informacion paraprak
Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com


Shtuar 6.01.2023 18:57