Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, shpallet në kërkim autori

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:05, një person në gjendje të dehur ka qëlluar më armë zjarri

Ngjarja ndodhi në fshatin Brataj në Selencië, ndërsa u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi me iniciale A.F 53-vjeç.

Për fat të mirë, policia thotë se nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 21:05, në fshatin Brataj, Selenicë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., dyshohet se shtetasi A. F., rreth 53-vjeç, në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 1.12.2024 07:57