Mbrëmjen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Thumanës, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy kushërinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre është polic.
Sakaq, dyshohet se njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
I plagosuri ka mbërritur në Spitalin e Traumës, ndërsa policia ndodhet në vendgjarje.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë konflikt.