Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, detajet e para nga policia

Pak më parë, një konflikt ka përfunduar me të shtëna ame armë zjarri në Thumanë. Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta

Autori ka qëlluar drejt një automjeti të parkuar, ku për fat të mirë nuk a pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Më pas, ai është larguar nga vendngjarja, por policia njofton se është identifikuar dhe punohet për kapjen e tij.

Njoftimi:

-Krujë/Informacion paraprak.

Me datë 27.04.2025, rreth 11:00, në Thumanë, në parkimin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit K. M. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar me një automjet, i cili është i identifikuar nga ana jonë, por për arsyje hetimi nuk japim të dhëna të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe paraprakisht gjatë këqyrjes së saj ka gjetur e sekuestruar dy gëzhoja. Punohet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 27.04.2025 12:19