Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Policia me urgjencë në vendngjarje

Një person raportohet se është arrestuar pak minuta më parë në kryeqendrën e veriut, si autor i dyshuar të shtënave me armë zjarri. Informacionet janë se ai ka shtënë në ajër, pas konfliktit me një qytetar tjetër.

Personi i arrestuar dyshohet se ka kërcënuar me armë një djalë 20 vjeçar, menjëherë pas një konflikti banal me tyre, dhe ka shtënë disa herë në ajër.

Ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si ish-Stacioni i Trenit, ndërsa nuk raportohet për persona të plagosur apo dëme materiale. Pritet që në minutat në vazhdim të ketë një njoftim sqarues nga Policia e Shkodrës.


Shtuar 4.12.2025 16:14