Ekzekutohet me armë zjarri një person në Shkodër (EMRI)

Këtë të hënë, një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, viktima e ngjarjes është identifikuar si Armando Pali, ku është qëlluar me breshëri plumbash në një lokal ngjitur me bashkinë.

Nuk dihen ende motivet e kësaj vrasjeje, ndërsa forcat e rendit po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 8.09.2025 08:53