Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagosen tre të rinj dhe një grua që shiste qirinj (VIDEO)

Këtë të shtunë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Laçit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre të rinj, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, sipas JOQ, ka mbetur e plagosur ka mbetur edhe një grua, e cila ishte në punë të saj, duke shitur qirinj.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa ende nuk dihen rrethanat.

 


Shtuar 3.05.2025 14:25