Ditën e sotme rreth orës 14:20, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bicaj, në rrethin e Kukësit, ku një person është plagosur me armë zjarri.
I plagosuri, shtetasi E. H., rreth 29-vjeç, banues në fshatin Bicaj, është transportuar menjëherë në Spitalin e Kukësit.
Sipas informacioneve parapraka, ai është jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se E. H. ka marrë plagët pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij ende nuk bëhen me dije për shkak të hetimeve që janë ende në zhvillim.
I plagosuri ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe është në gjendje stabile, por për shkak të natyrës së plagëve, ai është transportuar më pas në Spitalin e Prizrenit për kujdes më të specializuar.