Paraditen e sotme, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen 15 të qytetit.
Një person ka qëlluar me armë zjarri, nga raportimet e para nuk ka njerëz të plagosur.
Policia ka rrethuar të gjithë zonën, pritet të dorëzohet shtetasi që ka qëlluar.
Sipas informacioneve, aktualisht është mbyllur në banesë. Deri më tani, nuk dihet ideniteti i personit që qëlloi me armë.
Efektivët po negociojnë me autorin, të cilit i kanë kërkuar që të dorëzohet.