Të shtëna me armë zjarri në Kamëz

Mëngjesin e sotëm, të shtëna me armë zjarri janë raportuar se kanë ndodhur në Kamëz. Sipas mediave, një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të policisë së Tiranës për një ngjarje në Kamëz, ku u raportuar për një konflikt, po ashtu edhe për të shtëna me armë zjarri.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa ende nuk ka një njoftim paraprak mbi këtë rast.

Kamëz/Informacion paraprak

Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.

Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.
Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 24.03.2025 11:33