Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, raportohet për një viktimë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit në qytetin e Gjakovës, ku dy persona janë qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

Shermet Elezi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjakovë, ka deklaruar se njësitë përkatëse policore janë angazhuar menjëherë dhe prokurori i shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht, po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave.


Shtuar 16.03.2026 09:24