Të shtëna me armë zjarri në “Don Bosko”, plagosen 2 persona (EMRAT)

Këtë të martë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për 2 persona të plagosur.

Të plagosurit janë Renaldo Metushi dhe Kastriot Elezi.

Sakaq, dyshohet se ngjarja është regjistruar në afërsi të xhamisë në Don Bosko, teksa autori ka qenë me kapele duke ecur në këmbë.

Pasi ka plagosur dy persona, ai është arratisur duke u larguar me motorr.

 


Shtuar 3.09.2024 15:11