Pak minuta më parë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen e re të qytetit të Bulqizës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person i paidentifikuar, ka shtënë me armë zjarri drejt një personi tjetër i cili po dilte nga ambjentet e xhamisë, pas faljes së namazit të së premtes.
Burime bëjnë me dije se shënjestër e atentatit ka qenë shtetasi Luan Tërnova.
Ky i fundit, mësohet se pasi ka raportuar ngjarjen është paraqitur në komisariatin e Bulqizës për të denoncuar rastin.