Të shtënat me armë zjarri në ajër u raportuan në bjeshkët e Munellës, në zonën e Stanit, fshati Mesul.
Sipas policisë së Shkodrës, kallëzimi është bërë diten e djeshme (2 gusht) nga një 37-vjeçar.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë sekuestruar 6 gëzhoja si prova materiale.
Aktualisht, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.
“Ditën e djeshme shtetasi E. N., 37 vjeç, banues në fshatin Spaç, ka kallëzuar se në largësi të Stanit të tij, në bjeshkët e Munelles, në fshatin Mesul, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë të cilët kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja”, thuhet ne njoftim.