Të shtëna me armë zjarri në Berat, qëllohet drejt makinës së një 46-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Berat, në rrugën e fshatit Dushnik.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga 46-vjeçari me inicialet A.H, person me precedent të mëparshëm kriminal.

Fatmirësisht nga të shtënat raportohet se nuk ka pasur persona të lënduar.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe në fshatin Kozare kanë gjetur një automjet që po digjej, që dyshohet të jetë përdorur në atentat.

Po ashtu bëhet me dije se nga hetimet rezulton se autorët janë nga qarku Fier, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Berat-Rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. H, 46 vjeç, banues në Berat, person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP Berat dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë i cili ndodhet në vendngjarje.

Gjithashtu në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automejt që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku Fier dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Dretorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj.

Për arsye hetime nuk jepen të dhëna të tjera.

Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale nën drejtimin e Prokurorisë për të bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.


Shtuar 26.08.2024 18:13

Tags: ,