Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, disa të plagosur

Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur mesditën e sotme lagjen Besiktas në Stamboll, ku është raportuar për një sulm të armatosur pranë konsullatës izraelite, nje ngjarje qe ka shkaktuar shume kaos ne media.

Sipas informacioneve paraprake, tre persona të armatosur kanë hapur zjarr në zonë, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe duke mobilizuar menjëherë forcat e shumta të policisë.

Të lidhura

None found

Gjatë ndërhyrjes së autoriteteve, një prej sulmuesve është neutralizuar nga policia, ndërsa dy të tjerët kanë mbetur të plagosur pas shkëmbimit të zjarrit.

Mediat turke, përfshirë Hurriyet, raportojnë se edhe dy efektivë policie janë plagosur gjatë përplasjes me armë, duke u dërguar për trajtim mjekësor.

Zona përreth konsullatës është rrethuar menjëherë nga forcat e sigurisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim. Ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi rrethanat e plota.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, veçanërisht në platformën X, janë shpërndarë video që dyshohet se tregojnë momentet e shkëmbimit të të shtënave, duke shtuar edhe më shumë tensionin dhe vëmendjen publike mbi ngjarjen.

Autoritetet turke pritet të japin detaje të mëtejshme në orët në vijim, ndërsa situata në zonë mbetet nën kontroll të rreptë policor.


Shtuar 7.04.2026 14:13