Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditene sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Paraprakisht mësohet se i plagosuri me iniciale A.Sh., ka marrë një plumb në gjoks.
Personi ka shkuar në spital i plagosur ku dyshohet se 50-vjeçari ka dashur të vetvritet.
Deri më tani, nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç.
Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com