Të shtëna me armë në Shijak, qëllohet në drejtim të djalit të një punonjësi policie

Shijaku është tronditur mesditën e sotme nga të shtënat me armë zjarri. Mësohet se është qëlluar në drejtim të djalit të një punonjësi policie, Orlandon Petkola.

Mësohet se është qëlluar nga një mjet, dhe se “shënjestra” nuk ka pësuar lëndime. Dhe Petkola ka qenë në mjet në momentin kur është qëlluar në drejtim të tij.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se i riu ka qenë duke shpërndarë bombola gazi në momentin që ka rënë pre e antenatit. Mësohet gjithashtu se i ati i tij është polic burgu, nga Lekbibaj i Tropojës.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P.

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.

Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve./albeu.com


Shtuar 16.04.2022 12:23