Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Kurbin mëngjesin e sotëm.
Dyshohet se ngjarja se ka ndodhur pas një tentative për grabitje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatin Sanxhak të Kurbinit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe se për sa autorë bëhet fjalë.
Kujtojmë që shtënat me armë gjatë tentativës së grabitjes, përsëriten pas ngjarjes në Prush të Tiranës, ku pesë grabitës tentuan të grabisin një shtëpi dhe teksa janë larguar kanë shtënë me armë zjarri ndaj uniformave blu.