Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme në Kavajë.
Si pasojë kanë mbetur të vrarë dy persona, njëri ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit dhe tjetri të Kavajës.
Sipas Report TV, ngjarja ka ndodhur pas një sherri ku një person ka qëlluar me thikë dhe tjetri është kundërpërgjigjur me armë zjarri.
Dy personat e përfshirë në konflikt kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për Altin Rexha nga Kukësi dhe Armand Gosa nga Kavaja.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe po heton për të zbardhur shkaqet e krimit. Detaje të tjera priten në vijim. /albeu.com