Një vajzë 5-vjeçare nga zona e Zefirit, Greqi është dërguar në spitalin e fëmijëve në orët e vona të pasdites me një plagë në kofshë nga një plumb “endacak”.
Sipas informacioneve, gjatë një sherri në zonë, persona të panjohur kanë hapur zjarr, për pasojë plumbi ka plagosur në këmbë vajzën që po luante pranë shtëpisë së saj.
Fëmija është dërguar nga prindërit në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka gjetur në vendngjarje katër gëzhoja. Ky është incidenti i katërt radhazi i të shtënave në Atikën perëndimore në tre javët e fundit./Albeu.com/