Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj kanë dalë sot para gjykatës për tenderin 100 milion euro të sterilizimit.
Ata janë shfaqur të qetë dhe duke qeshur në sallën e gjyqit, teksa janë në pritje të vendimit.
Pamjet që shihni tregojnë ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të cilët u arrestuan dje me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit.
Rjepaj akuzohet për shpërdorim detyre, sa i takon procedurave të koncesionit, që u dha më dhjetor të vitit 2015, ndërkohë Rrapaj për mashtrim.
Ish-zyrtari dhe biznesmeni do të njihen sot me masën e sigurisë, ndërkohë që të dy shfaqen të buzëqeshur dhe të ‘çliruar’ para togave të zeza.