Fisnik Qosja i BF fitoi me më shumë se 450 vota plus ndaj Redjan Kralit në Kavajë, një garë që zgjati deri në numërimin e kutive të fundit.
Fill pas daljes së rezultatit, Krali pranoi humbjen dhe i uroi fitoren rivalit, ndërsa u nda duke përqafuar dhe deputetin e PD, Ervin Salianji.
“Jeta vazhdon. Nuk ka asnjë problem. Ky është vendimi i bashkëqytetarëve” tha ai. Jashtë godinës së KZAZ-së e prisnin mbështetësit e tij me lot.
“Haram buka. I ke mbajt me bukë. Ulu tako njerëzit e tua, por një pjesë të kanë prerë në besë. Redi, Redi” ishin thirrjet e tyre. /albeu.com