“Të përshpejtohen reformat”, Von der Leyen flet dhe për luftën në Lindje të Mesme: Qytetarët në Gaza nuk kanë pse të paguajnë barbarizmin e Hamasit

Në konferencën e përbashkët me kancerlarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin Edi Rama në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, presidentja e KE-së u ndal te lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Von der Leyen denoi sulmin e Hamasit, ndërsa tha se Izraeli mund të mbrohet por në linje me ligjin për të drejtat ndërkombëtare.

“Falemiderit për mikpritjen dhe bashkëpunimin. Jemi në Tiranë për të sjellë BE dhe Ballkanin Perëndimor më pranë njëri – tjetrit dhe në të njëjtën kohë sytë e botës janë në Izrael dhe Palestinë, dhe mendjet tona po ashtu. Nuk ka justifikime për terrorin e shkatuar nga Hamasi. Përballë këtij brutaliteti, Izraeli ka të drejtën të mbrojë veten e vetë në linjë me ligjin e të drejtave ndërkombëtare dhe pikërisht tani, palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe mjekësore. Ata nuk duhet ta paguajnë çmimin e barbarizmit të Hamasit. Dhe kjo është arsyeja pse Komisioni Europian ka zgjedhur të njoftojë të trefishojë ndihmën humanitare dhe mjekësore për civilët në gaza, në 57 milionë euro. Ne do të dërgojmë të mira materiale për Gazën përmes Egjiptit dhe do të bashkëpunojmë me partnerët tanë të adresojmë dhe asistojmë ndihmat”, tha von der Leyen.

Duke u kthyer te samiti, Von der Leyen tha se duhet të sillen më afër ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor me ato të BE-së dhe se duhen përshpejtuar reformat.

“Të kthehemi te puna jonë këtu sot, Vitin e shkuar, thashë se procesi i Berlinit do të ishte në duar të mira dhe kisha të drejtë. Faleminderit shumë Rama për samitin e suksesshëm, por ka shumë opër t’u bërë. Duhet ti sjellim ekonomotë më afër dhe të përshpejtojmë reformat, prandaj u prezantova liderve planin e rritjes ekonomike, që sjell vendet e BE në një treg të vetëm”, tha ajo.


Shtuar 16.10.2023 18:59